Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim

Aktuale

Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 19:06
Vasfije Krasniqi ne OKB

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Ajo e dërgoi rrëfimin e tmerrit nga okupatori serb në Nju Jork, duke qenë përfaqësuesja e zyrës së Presidencës së Kosovës.

“Duke përfaqësuar Zyrën e Presidentes si e Dërguar e Posaçme për Dhunën Seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi, ndau rrëfimin e saj dhe të mijëra të mbijetuarve të tjerë, duke i kujtuar botës se këto krime nuk harrohen dhe nuk duhet të mbeten të pandëshkuara”, theksohet në postimin e Presidencës.

“Në këtë ngjarje të organizuar nga Misionet e Përhershme të Shqipërisë, Ukrainës dhe Sudanit në OKB, Kosova dha një mesazh të qartë dhe të fuqishëm: drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale në konflikt nuk është zgjedhje – është detyrim moral dhe ndërkombëtar”, vazhdon postimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat