Kriza energjetike, Basha: Po t’i bënin riparimet ata që vajtojnë, s’do të kishim këtë problem

Aktuale

Kriza energjetike, Basha: Po t’i bënin riparimet ata që vajtojnë, s’do të kishim këtë problem

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 13:15
Dimal Basha

Sikur këta që dalin vajtojnë këtu t’i kishin bërë këto riparime më herët ne s’do ta kishim këtë problem. Kështu tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha derisa foli për çështjen e energjisë elektrike, për çka dje u raportua për një kolaps të mundshëm energjetik.

Pas dështimit për herë të 35-të të seancës konstituive, Basha tha se raportimet për kolaps energjetik janë në kuadër të propagandës.

Sipas Bashës, e gjithë barra i është lënë Lëvizjes Vetëvendosje, por siç tha ai kjo e fundit ka ndarë 60 milionë euro për riparimin e bllokut B2.

Basha: Sa i përket energjisë mua më vjen keq për propagandën që bëhet

“Sa i përket energjisë mua më vjen keq për propagandën që bëhet. Del KEK-u me njoftim që është kompani publike dhe tregon që nuk ka kolaps energjetik. Sa për informatën tuaj blloku B2 është në riparim . Kjo qeveri ka ndarë 60 milionë euro me një kompani amerikane për ta bërë riparimin. Sikur që këta që dalin vajtojnë këtu, t’i kishin bërë këto riparime më herët ne s’do ta kishim këtë problem. Krejt barrën na e kanë lënë neve”, tha Basha.

Përveç kësaj, Basha u pyet për sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, për çka ripërsëriti qëndrimin se kjo e fundit ka bërë gabim me vendosjen e tyre.

Basha: Nuk ka qytetar i republikës që thotë gabim ia keni bërë. Gabim ka qenë BE-ja që ka vënë sanksion

“Sa i përket sanksioneve, mos të kthehemi te sanksionet se ne e dimë pse i kemi marrë. Kanë qenë të pa drejta. Fillimisht sanksionet janë vendosur për shkak të luftës së strukturave paralele e terroriste në veri të vendit. Nëse dikush mendon se duhet kthyer strukturat paralele për t’i hequr masat ne kurrë nuk kthemi në atë pikë. Nuk ka qytetar u republikës që thotë gabim ia keni bërë. Gabim ka qenë BE-ja që ka vënë sanksion”, tha Basha. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat