Sveçla: Arsenijeviq duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar

Aktuale

Sveçla: Arsenijeviq duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 11:26
Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sërish flet për rastin e kryetarit të partisë “Demokracia serbe”, Aleksandar Arsenijeviq, tek i cili ditë më parë u gjet një sasi e armatimit gjatë bastisjes në Zveçan.

“Është pjesë e hetimeve gjithëpërfshirëse.

Është e qartë se janë grupe të ndryshme të cilat janë herë janë marrë me krim e herë me terrorizëm. Ky ka tentuar të krijojë një imazh të një opozitari.

Realisht faktet tregojnë që është i përfshirë në aktivitete kriminale terroriste dhe duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar. Nuk e kam fjalën vetëm për këtë, por edhe më gjerë. Ai është i dyshuar. Në pronën e tij janë gjetur armë që i takojnë një njësiti terrorist”, tha Sveçla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat