Smajljaj: Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është absurd

Aktuale

Smajljaj: Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është absurd

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 22:47
Politologu, Avdi Smajljaj

Politologu, Avdi Smajljaj, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është absurd.

Ai ka thënë se nuk janë dhënë përgjigje sa i përket “ndryshimit të rregullave të lojës”.

Smajljaj ka thënë se afati nga gjykata që brenda 30 ditësh për konstituim është i paqartë se çfarë ndodhë nëse nuk konstituohet Kuvendit.

Sipas tij, kjo i jep mundësi secilës parti që ka shumicën ta qojë vendin në zgjedhje duke shtuar barrën institucionale ku deri tash vetëm moszgjidhja e presidentit e ka quar vendin në zgjedhje.

“Ky 30 ditshi ndoshta ka nevojë të definohet edhe më shumë. Çka nëse nuk konstituohet Kuvendit për 30 ditë, a do të shkojë vendi në zgjedhje, a do të shpërbehet Kuvendi, si do të bëhet. Ky 30 ditësh i jep mundësi partisë që del e para me një votë më shumë se paritë tjera në kombinim me vendimin e vitit 2014 në qoftë se është e pakënaqur me rezultatin ta qojë vendin në zgjedhje. Ne kemi parë që moszgjidhja e presidentit vendi shkon në zgjedhje, me këtë vendim është shtuar edhe një barrë tjetër sa që edhe moszgjidhja e kryetarit të Kuvendit mund ta qojë vendin në zgjedhje”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat