Vendimi i Gjykatës Kushtetuese- Avokatët e PDK-së nesër në konferencë për media

Aktuale

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese- Avokatët e PDK-së nesër në konferencë për media

Më: 27 qershor 2025 Në ora: 19:50
Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë nesër, duke filluar nga ora 11:00, një konferencë për media.

Siç njoftohet,  aty do të diskutohet në mënyrë të detajuar për aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë konferencë, PDK ka bërë të ditur gjithashtu se do të prezantohen të gjitha veprimet e Partisë Demokratike të Kosovës në përputhje me këtë vendim dhe në frymën e saj institucionale.

Në këtë konferencë që do të mbahet në selinë qendrore të PDK-së, do të flasin deputeti, Perparim Gruda, dhe avokati dhe përfaqësuesi ligjor i PDK-së, Faton Fetahu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat