Avni Arifi: Ftesa për konsultime nga Kurti ishte mashtrim politik

Aktuale

Avni Arifi: Ftesa për konsultime nga Kurti ishte mashtrim politik

Nga: A.SH Më: 29 qershor 2025 Në ora: 07:20
Avni Arifi

Prishtinë – Ish-zyrtari i lartë i Qeverisë, Avni Arifi, ka akuzuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mashtrim lidhur me ftesën për konsultime me partitë opozitare. Sipas Arifit, ftesa ishte vetëm një përpjekje për të krijuar përshtypjen e rreme të konsensusit, duke mashtruar edhe Gjykatën Kushtetuese.

Ai e cilësoi veprimin si shkelje të qëllimshme të Kushtetutës dhe injorim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se Kosova nuk po funksionon si shtet i sundimit të ligjit. “Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj vetë substancës së shtetit të Kosovës”, u shpreh Arifi.

Postimi i plotë:

Ftesa për konsultime me partitë politike ish-opozitare doli të jetë mashtrim nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai i ftoi që t’i mashtrojë të gjithë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se po kërkon konsensus. E vërteta e hidhur është se Kosova ka një parti që është ende në detyrë, e cila e shkel qëllimisht Kushtetutën e Republikës dhe e injoron po ashtu qëllimisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky nuk është shtet i sundimit të ligjit, e as i vullnetit për ta bërë Kosovën shtet të sundimit të ligjit. Shkelja e qëllimshme e Kushtetutës dhe këmbëngulja për ta vazhduar këtë shkelje përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vetë substancës së shtetit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat