Abrashi e quan manipulim klasik interpretimin e PDK-së për aktgjykimin e Kushtetueses

Aktuale

Abrashi e quan manipulim klasik interpretimin e PDK-së për aktgjykimin e Kushtetueses

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 11:11
Artan Abrashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi e ka quajtur manipulim klasik, interpretimin e deputetit të PDK-së, Perparim Gruda për paragrafin 130 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Abrashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se po të ishte paragrafi në favor të tyre nuk do të kishte nevojë të copëtohej.

Ai po ashtu ka publikuar pjesën që sipas tij, Gruda nuk e ka shfaqur e që ja ‘rrëzon tërësisht argumentin’.

“Paragrafi 130-‘’…Njëkohësisht, një detyrim i tillë vlen edhe për grupet tjera parlamentare të cilët në frymën e bashkëpunimit dhe konsultimeve konstruktive propozojnë kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit, të cilët bazuar në paragrafët 3 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës, po ashtu zgjedhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve’”, ka shkruar Abrashi.

Postimi:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat