Publicisti dhe gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar me tone të ashpra ndaj gjendjes aktuale politike në Kosovë, duke e cilësuar atë si një betejë të vërtetë kundër "bandave" që, sipas tij, veprojnë në politikë, ekonomi, parti dhe media.
Në një deklaratë publike, Mekuli ka shprehur mbështetje të qartë për kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se "nuk guxojmë dhe nuk do t’u dorëzohemi kurrë bandave politike dhe banditëve të shpartalluar", pavarësisht prejardhjes së tyre.
Postimi i plotë:
Kapitulim para banditëve?
Banda politike, ekonomike, partiake apo mediatike; nuk duhet, nuk guxojmë dhe nuk do t’u dorëzohemi kurrë. Asnjëherë, në asnjë mënyrë, asesi, hiq, kurrë, kurrën e luftës dhe për asnjë çmim.
Nuk ka rëndësi nëse këto banda dhe banditë janë shqiptare, serbe, maqedonase apo nga çfarëdo cepi i botës: krimi s’ka komb, fe, parti, dhe e keqja s’ka etni.
Albin, jemi me ty!
Jo vetëm Kosova; gjithë shqiptarët janë me ty, në këtë betejë për drejtësi, për dinjitet, për komb, qetësi, cilësi dhe për shtet.
S’ka kapje, s’ka dorëzim dhe s’ka prapakthim para bandave të moçme dhe banditëve të shpartalluar. PIKË!