Lladrovci: Nuk është aq i pameçëm Memli Krasniqi mos me pranu rezultatin tim, po provon me bo nifar balanci

Aktuale

Lladrovci: Nuk është aq i pameçëm Memli Krasniqi mos me pranu rezultatin tim, po provon me bo nifar balanci

Më: 30 qershor 2025 Në ora: 22:09
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është pyetur për deklaratat e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi për problemet në degën e Drenasit.

Lladrovci ka thënë në “Debat Plus” se Krasniqi “nuk është aq i pamençur sa mos ta pranojë rezultatin e tij”.

Tutje, Lladrovci ka thënë se qeveria e tij lokale ka qeverisur me duar të pastra, duke thënë se beso që Krasniqi e pranon këtë.

Por, thotë se Krasniqi po përpiqet ta mbajë një balancë.

“Unë nuk besoj që Memli Krasniqi nuk e ka pranu rezultatin tim sepse nuk është aq i pamençur mos me pranu rezultatin. Unë e kam përcjell atë ditë debatin, ai po provon me mbajtë njëfarë balanci”, ka thënë Lladrovci. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat