Lladrovci: Unë jam Partia Demokratike, s’ka kush që më heq prej saj

Aktuale

Lladrovci: Unë jam Partia Demokratike, s’ka kush që më heq prej saj

Më: 30 qershor 2025 Në ora: 22:47
Ramiz Lladrovci

I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në “Debat Plus” ka komentuar kandidaturën e tij për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në garën për kryetar të kësaj komune ka hyrë dhe Petrit Hajdari i PDK-së, derisa Lladrovci deklaroi se askush nuk mundet ta largojë atë nga kjo parti, pasi sipas tij, ai ka punuar shumë dhe e ka bërë krenare Partinë Demokratike të Kosovës.

“Unë jam Partia Demokratike, kush që më heq prej Partisë Demokratike s’ka bir nëne.

Kam punuar për Partinë Demokratike, e kam bërë krenare Partinë Demokratike”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat