Varroset sot 16-vjeçari që vdiq në aksident në Treboviq të Pejës

Aktuale

Varroset sot 16-vjeçari që vdiq në aksident në Treboviq të Pejës

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 08:21
Metlind Neziri

Si pasojë e një vetaksidenti që ngjau në mesnatën e sotme në Treboviq të Pejës, një person nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, ndërsa dy të tjerë mbetën të lënduar.

Media mësoi se viktima që humbi jetën është i riu, Metlind Neziri, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet sot në varrezat e vendlindjes.

Dy të lënduarit tjerë fillimisht janë trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës dhe më pas janë dërguar për në QKUK, ku dhe po vazhdon trajtimi i tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat