Takim pas takimi – Osmani mirëpret edhe Kusari-Lilën

Aktuale

Takim pas takimi – Osmani mirëpret edhe Kusari-Lilën

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 10:15 Përditësuar në ora: 16:47 më 03.07.2025
Pamje nga takimi

Osmani vazhdon takimet për zhbllokimin e Kuvendit, takohet me Kusari-Lilën

Presidentja Vjosa Osmani që dy ditë radhazi po pret në takim krerët e subjekteve politike.

Kësaj radhe ajo mirëpriti Mimoza Kusari-Lilën, kryetaren e partisë “Alternativa”.

E para e vendit gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime konsultuese me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kuvendin e Kosovës, derisa të mërkurën, ajo mbajti takime edhe me liderët e partive politike kryesore në vend.

Këto takime janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.

Presidentja u takua me kryetarin Rasim Demiri

Në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e partive politike , përfshirë edhe komunitetet joshumicë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Boshnjakëve, Rasim Demiri.

Edhe ky takim ishte në funksion të përpjekjeve për kapërcimin e bllokadës së krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Detaje tjera ende nuk u dhanë për takimet.

Presidentja Osmani pret Duda Baljen

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim edhe kryetaren e partisë Socijaldemokratska Unija, Duda Balje.

Takimet janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës.

Si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.

Osmani e pret edhe Rashiqin në zyre

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në vazhdën e diskutimeve me liderët e partive politike, tashmë ka pritur në takim edhe kryetarin e partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq.

Paraprakisht, ajo takoi edhe kryetarin e Guxo, Faton Peci.

Ndryshe, Kosova është pa institucione të reja edhe katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kjo pasi deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin në 40 herë sa është tentuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat