Ky është zjarrfikësi që humbi jetën në krye të detyrës si pasojë e aksidentit në Gjakovës

Aktuale

Ky është zjarrfikësi që humbi jetën në krye të detyrës si pasojë e aksidentit në Gjakovës

Më: 8 korrik 2025 Në ora: 21:40
Kaqun Lima

Një zjarrfikës ka humbur jetën në krye të detyrës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në Gjakovw.

Media mëson se bëhet fjalë për Kaqun Limën, shefin e Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar,  zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Sapo na njoftuan se zjarrfikësi i lënduar në aksident mes dy automjeteve ka ndërruar jetë”, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka treguar se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse të Policisë, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat