Gëzim Mekuli: Viktima po përdoret si armë politike kundër shtetit – sulmet ndaj Qeverisë Kurti janë të rrezikshme për Kosovën

Aktuale

Gëzim Mekuli: Viktima po përdoret si armë politike kundër shtetit – sulmet ndaj Qeverisë Kurti janë të rrezikshme për Kosovën

Nga: A.SH Më: 8 korrik 2025 Në ora: 23:37
Gëzim Mekuli

Publicisti dhe analisti Gëzim Mekuli ka reaguar ashpër ndaj diskursit publik që ka pasuar një ngjarje tragjike të fundit, duke akuzuar një pjesë të analistëve, avokatëve dhe gazetarëve se po e përdorin viktimën për të sulmuar Qeverinë e Kosovës, Policinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas Mekulit, ky nuk është një debat i shëndoshë kritik, por një sulm i organizuar ndaj institucioneve shtetërore që cenon drejtpërdrejt stabilitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Kur analistë, avokatë e politikanë të korruptuar përdorin viktimën për të sulmuar Albin Kurtin, Policinë e Kosovës dhe AKI-në, nuk po kërkojnë drejtësi, por po bëjnë politikë të ulët. Tragjedia po shndërrohet në armë kundër shtetit,” shkroi Mekuli.

Ai i cilësoi këto reagime si pjesë të një fushate të qëllimshme që, sipas tij, nuk synon drejtësinë, por dobësimin e institucioneve të vendit dhe përhapjen e narrativave që i shërbejnë Serbisë dhe Rusisë.

“Kjo nuk është as gazetari, as avokati, as analizë; është shërbim i ulët politik dhe antikombëtar. Të tillët janë vegla në duart e atyre që duan ta shkatërrojnë Kosovën nga brenda,” shtoi ai.

Në fund, Mekuli bëri thirrje për reagim kolektiv, distancim publik dhe vendosje të përgjegjësisë, duke theksuar se Kosova nuk mund të mbetet peng i interesave të errëta të atyre që, sipas tij, po e përdorin zërin publik për të dëmtuar themelet e shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat