Avokati ngre shqetësim: Vitet e fundit dhjetëra gra janë vra për shkak të dështimit të institucioneve

Aktuale

Avokati ngre shqetësim: Vitet e fundit dhjetëra gra janë vra për shkak të dështimit të institucioneve

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 06:21
Alban Krasniqi

Avokati Alban Krasniqi ka ngritur shqetësim për dukurinë e keqtrajtimit të qytetarëve nga ana e policëve gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Krasniqi thotë se madje për mosveprim të denjë të detyrës, kemi parë në vitet e fundit dhjetëra gra që janë vra.

”Në historinë e Kosovës nuk kemi parë shumë raste kur njerëzit në institucionet publike kanë marrë përgjegjësinë dhe kanë dhënë dorëheqje”.

”Një ministër ka qenë krejt sa e mbajë mend unë. Do duhej të kishte të paktën një dorëheqje të nivelit të lartë, të paktën për arsye morale”.

”Policia e Kosovës bënë edhe shkelje të tjera. Mos të harrojmë se e drejta e jetës mund të cenohet me veprim ose mosveprim. Ne kemi parë në vitet e fundit dhjetëra gra që janë vra, për shkak të dështimit të institucioneve tona, jo vetëm të policisë por duke përfshirë edhe policinë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat