Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të Qendrës së Votimit, 66 të tjera u refuzuan
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga 28 qershori deri më 9 korrik janë pranuar gjithsej 633 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025.
Nga këto kërkesa,
566 janë aprovuar, ndërsa 66 janë refuzuar.
Kjo për shkak se aplikuesit nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokument identifikimi, siç kërkohet nga rregullorja.
Sot mblidhet KQZ-ja, këto janë pikat e rendit të ditës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Në rendin e ditës së mbledhjes që mbahet me fillim nga ora 10:00 do të jenë disa pika.
Në të pritet të miratohet nominimi i anëtarëve të KKZ-ve në Klinë, Pejë dhe Viti, të cilët do të zëvendësohen me anëtarët që kanë dhënë heqje
“Shqyrtimi dhe miratimi i Planit për Edukim dhe Informim për realizimin e aktiviteteve informuese nga ZEKKZ-të për Zgjedhjet Lokale 2025”, është pika tjetër që diskutohet sot nga KQZ-ja.