Zëvendëssekretari i Shtetit, Landau: Me Osmanin diskutuam për fushat e mundshme të bashkëpunimit

Aktuale

Zëvendëssekretari i Shtetit, Landau: Me Osmanin diskutuam për fushat e mundshme të bashkëpunimit

Më: 11 korrik 2025 Në ora: 13:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Zëvendëssekretari i Shtetit, Christopher Landau, ka deklaruar se gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ata kanë diskutuar mundësitë për bashkëpunim ekonomik në të ardhmen.

Në një postim në rrjetin social X, ai theksoi se të dy liderët shprehën besimin e tyre se “prosperiteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të ndihmojnë në largimin e Ballkanit Perëndimor nga përçarjet e së kaluarës dhe do të promovojnë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.”.

Ndërkohë, Osmani ka postuar një mesazh në Facebook, ku falënderoi Landau për mikpritjen dhe diskutimin e hapur.

Ajo tha: “Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump. Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona.”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat