Avokati Tomë Gashi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, duke e cilësuar atë si të politizuar dhe arbitrar.
Përmes një postimi publik, Gashi shtron pyetjen se përse Supremja nuk ka marrë parasysh Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO95/20 – vendim ky që kishte lejuar funksionimin e Qeverisë Hoti, edhe pse ishte votuar në mënyrë jokushtetuese.
“Pse për një qeveri të formuar në kundërshtim me Kushtetutën vlejnë vendimet për shkak të sigurisë juridike, ndërsa për një qeveri të zgjedhur me votë popullore jo?”, shkruan Gashi, duke cituar drejtpërdrejt aktgjykimin e mëhershëm të Kushtetueses.
Reagimi në facebook:
Supremja e politizuar!
Pse Gjykata Supreme nuk e mori parasysh Aktgjykimin e Gjykates Kushtetuese KO95/20?
Citim:
"Gjykata e sheh të nevojshme që të sqarojë po ashtu se, duke u nisur nga parimi i sigurisë juridike, si dhe nga fakti se ky Aktgjykim nuk mund të ketë efekt prapaveprues, vendimet e Qeverisë aktuale mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re." Rasti i Qeverise Hoti (KO95/20)
Pse Gjykata Supreme po nxjerr aktgjykim arbitrar, në këtë kohë?
A është rrëzu Qeveria Hoti ngase mënyra se si është votu ajo Qeveri ka qenë kundër-kushtetuese?
Pra, për një Qeveri që është formu në mënyrë jo-kushtetuese, ekziston parimi i sigurisë juridike për vendimet e marrura. Kurse, për një Qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike.......
Vendimi i Gjykatës Supreme duhet të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese.