Hykmete Bajrami: Avni Dehari kohë më parë ia ka shitur shpirtin Albin Kurtit

Aktuale

Hykmete Bajrami: Avni Dehari kohë më parë ia ka shitur shpirtin Albin Kurtit

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 12:06
Hykmete Bajrami

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka vazhduar të flasë në foltoren e Kuvendit pas mbylljes së seancës konstituive nga kryesuesi Avni Dehari.

Barjrami ka thënë se vazhdimi i fjalimeve s’është shkelje e Kushtetutës.

Kjo, meqë po flasin pas mbylljes së seancës dhe se kjo është një formë proteste për shkak të ndaljes së fjalës nga kryesuesi Avni Dehari.

“Sepse z. Dehari, që kohë më parë ia ka shit shpirtin Albin Kurtit, po na e mohon të drejtën e fjalës”, ka thënë ajo

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat