A ka marrëveshje me Limajn? – Flet Haxhiu

Aktuale

A ka marrëveshje me Limajn? – Flet Haxhiu

Më: 23 korrik 2025 Në ora: 11:02
Albulena Haxhiu

Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu është deklaruar shkurt sot para fillimit të seancës së 51-të konstituive.

Në pyetjen e gazetarëve se ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, ajo u përgjigj: “Po presim, ia kemi dërguar ofertën”.

Se Limajt i ka shkuar një ofertë e ka thënë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti para pak ditësh përmes një konference për media, duke mos zbuluar më shumë detaje.

Megjithatë, ai u shpreh optimist se deri në fund të kësaj jave mund të ketë një marrëveshje, dhe poashtu tha se do të ketë edhe takime të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat