Oficeri i FSK-së: Nuk është hera e parë që shërbejmë në tërë territorin

Aktuale

Oficeri i FSK-së: Nuk është hera e parë që shërbejmë në tërë territorin

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 20:39
FSK

Një oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Besnik Avdiu  deklaroi se “kjo nuk është hera e parë” që ata shërbejnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ai shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit, trupi i të cilit u gjet sot në Ujman nga ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së në veri, me leje speciale nga KFOR-i.

Postimi i plotë:

"Nderi, detyra dhe atdheu janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet jeta e një ushtaraku". Për një ushtarak, fjala 'e pamundur' nuk ekziston.

Krenar për djemtë më të mirë të FSK-së, të dëshmuar ndër vite, të cilët janë pjesëtarë të Kompanisë së Kërkim-Shpëtimit dhe QNTKSH-së🫡.

Dhe nuk është hera e parë as e fundit që shërbejm në tërë territorin e Kosovës!

Ngushëllime familjës!” – shkroi ai ne Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat