Arrestohet qytetari që e quajti Fitore Pacollin “hajdute me dokumente”

Aktuale

Arrestohet qytetari që e quajti Fitore Pacollin “hajdute me dokumente”

Më: 30 korrik 2025 Në ora: 12:40
Fitore Pacolli

Hazir Hoxha është arrestuar ditën e djeshme nga policia, nën dyshimin se e ka ngacmuar dhe shqetësuar përmes telefonit deputeten Fitore Pacollin.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i policisë së kryeqytetit, Enis Pllana.

Pllana tha se ndaj Hoxhës, është iniciuar hetim për veprën penale ‘’Ngacmin’’.

Ai deklaroi se i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

‘‘Me datë 29.07.2025, ankuesja ka denoncuar në polici se është ngacmuar dhe shqetësuar përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve telefonike nga një i dyshuar. Hetimet e përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, menjëherë kanë trajtuar rrethanat e denoncuara, me ç’rast pas identifikimit dhe intervistimit kanë arrestuar të dyshuarin. Ndaj të njëjtit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është inicuar një hetim në drejtim të veprës penale “Ngacmim” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh’’, deklaroi Pllana.

Kujtojmë se, Hazir Hoxha dhe deputetja Fitore Pacolli, kanë pasur përplasje mes vete para disa ditësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat