Krasniqi: Kurti i ka thënë Limajt se “ti do të jesh kryetar kuvendi”

Aktuale

Krasniqi: Kurti i ka thënë Limajt se “ti do të jesh kryetar kuvendi”

Më: 30 korrik 2025 Në ora: 19:13
Albin Kurti- Fatmir Limaj

Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se ka pasur marrëveshje verbale mes kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të Nismës, Fatmir Limajt, që ky i fundit të jetë kryeparlamentar.

Krasniqi tha se Kurti i ka thënë vet Limajt se “ju do të jeni kryetar i Kuvendit të Kosovës”.

“Verbalisht, Limajt i është thënë nga Kurti se ‘ju do të jeni kryetar i Kuvendit të Kosovës një ditë më herët’. Pastaj, Limaj e ka ftuar kryesinë e partisë dhe ne jemi mbledhur në mëngjes dhe e kemi  diskutuar këtë çështje”.

“Nuk ka qenë i lehtë vendimi që të kemi një bashkëpunim me partneritet me VV-në sepse në Kosovë i krijuan polarizimet dhe ishte një egërsi por megjithatë, Limaj ka dalë përtej saj”, tha Krasniqi në “DPT te Fidani”.

Tutje, ajo u shpreh se në rast se propozohet për kryetar të kuvendit, Limaj do t’i merrte më tepër se 61 votat e nevojshme.

“Mendoj që Limaj bëhet kryeparlamentar me më shumë se 61 vota të deputetëve. Në marrëveshjen politike me VV-në, Fatmir Limaj do ta ketë maksimumin e votave për t’u bërë kryeparlamentar”.

“Në rast se Limaj bëhet kryeparlamentar, jam e bindur që autoriteti i tij do të krijonte mundësi më reale që të sigurohet edhe vota për Albin Kurtin kryeministër”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat