​Fluksi në pikat e kalimit kufitar, pritjet më të mëdha te Dheu i Bardhë

Aktuale

​Fluksi në pikat e kalimit kufitar, pritjet më të mëdha te Dheu i Bardhë

Më: 31 korrik 2025 Në ora: 20:31
Ilustrim

Edhe sonte në disa nga pikat e kalimit kufitar vazhdon të ketë pritje të gjata në të dyja anët e kufirit.

Sipas gjendjes së orës 20:09, pritjet më të gjata janë në hyrje të pikës kufitare Dheu i Bardhë me kolona deri në një kilometër në hyrje dhe pritjet deri në pesëdhjetë minuta, ndërsa në dalje të kësaj pike kufitare kolona është 600 metra e gjatë dhe pritjet e qytetarëve zgjasin deri një orë e gjysmë, raporton kp.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë, ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është 700 metra, me pritjet e qytetarëve gjashtëdhjetë minuta, teksa në hyrje kolona e automjeteve është 700 metra e gjatë dhe pritjet janë gjashtëdhjetë minuta.

Kolona ka edhe në Bërnjak, ku në hyrje të kësaj pike të kalimit kufitar kolona është pesëdhjetë metra e gjatë, me pritjet që variojnë nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta, ndërsa në dalje nuk ka kolona dhe pritjet janë nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta.

Në pikat e tjera të kalimeve kufitare nuk ka kolona dhe pritjet janë kryesisht nga tre deri në pesëmbëdhjetë minuta, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat