Sa po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë?

Aktuale

Sa po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë?

Më: 31 korrik 2025 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat.

Ajo ka bërë të ditur se në pikën kufitare të Dheut të Bardhë po pritet deri në 1 orë e 30 minuta për të hyrë në Kosovë.

Nga kjo pikë kufitare, po ashtu po pritet deri në 50 minuta për të dalë nga Kosova.

Deri në 1 orë mërgimtarët po presin në pikëkalimin kufitar të Muçibabës për të hyrë në vend, e po aq po pritet edhe për të dalë nga atdheu i tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat