Rritet koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës

Aktuale

Rritet koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës

Më: 4 gusht 2025 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur se koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës, është rritur.

Në pikëkalimin kufitar të Dheut të Bardhë, bazuar në të dhënat e QKMK-së, pritjet për të hyrë në vend vijojnë deri në 40 minuta.

Derisa për të dalë 1 orë.

Në Muçibabë po pritet deri në gjysmë ore për të hyrë në Kosovë, derisa pikat tjera kufitare kanë fluks më të ulët të pritjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat