Lëndohet një punëtor i Trepçës

Aktuale

Lëndohet një punëtor i Trepçës

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës, në njësin biznesore në Stantërg.

Atje, një punëtor ka pësuar lëndime.

Kjo u konfirmua për median nga kryetari i Sindikatës Ibrahim Jonuzi.

“Po, fatkeqësisht është e vërtetë. Një punëtor ka pësuar lëndime. Rreth gjendjes shëndetësore duhet të prononcohet kompania”, deklaroi ai.

“Ai është dërguar në QKUK, në spital, ku po vazhdon të marrë trajtim mjekësor. Unë kam qenë edhe e kam vizituar atë”, u shpreh Jonuzi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat