Vetëvendosje “godet” LDK-në dhe PDK-në, “zbulon” qëllimin e tyre

Aktuale

Vetëvendosje “godet” LDK-në dhe PDK-në, “zbulon” qëllimin e tyre

Nga: N.E Më: 9 gusht 2025 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Vigan Qorrolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar LDK dhe PDK pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, i quan ato dy çifigarë të vjetër që nuk pranojnë se koha e bejlerëve ka mbarurar.

“LDK dhe PDK, bashkë si dy çifligarë të vjetër që s’pranojnë se koha e bejlerëve ka mbaruar, po trokasin te dera e Gjykatës Kushtetuese me ymytin që ajo t'ua dhuroj Kryetarin e Kuvendit”, shkruan Qorrolli.

Sipas tij, ato e bëjnë me sherr e me krijimin e inxhinjeringut dhe propagandës.

“E bëjnë me sherr e me krijim të inxhinjeringut dhe propagandës, se edhe 30 ditëshi i përcaktuar nga Gjykata duhet të digjet, e që më pas atyre t'u takoj bajraku.

Kjo s'do ndodh kurrë sepse neni 67.2 i Kushtetutës, flet qartë si drita e diellit:

"Kryetari i Kuvendit propozohet [zgjidhet] nga grupi më i madh parlamentar."”, vazhdon shkrimin Qorrolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat