Policia shpall në kërkim edhe dy djemtë e të dyshuarit kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Aktuale

Policia shpall në kërkim edhe dy djemtë e të dyshuarit kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Më: 10 gusht 2025 Në ora: 18:05
Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe dy persona tjerë, të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Përveç Mefail Shkodrës, të dyshuar janë shpallur edhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra.

Njoftimi:

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201.
Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”,
thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat