Familja e Nazim Bllacës reagon ndaj deklaratave të Enver Hasanit: “Mos shpifni, deklaratat duhet të bazohen në fakte”

Aktuale

Familja e Nazim Bllacës reagon ndaj deklaratave të Enver Hasanit: “Mos shpifni, deklaratat duhet të bazohen në fakte”

Nga: M.L. Më: 13 gusht 2025 Në ora: 15:03
Nazim Bllaca

Familja e Nazim Bllacës ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, prof. dr. Enver Hasani, dhënë së fundi në një paraqitje televizive.

Në reagim thuhet se Hasani ka thënë diçka që “nuk është e vërtetë” dhe i bëhet thirrje që, si profesor universitar, deklarimet e tij të bazohen në fakte dhe jo në shpifje.

“Bllaca i ka thënë Gjykatës Speciale ‘JO’ në vitin 2017, kur në Kosovë organizoheshin debate për zgjerimin e akuzave ndaj Thaçit. Ai i ka thënë ‘JO’ edhe Jack Smith-it në zyrë. Ekziston një mal me e-maila që e dëshmojnë këtë, si dhe bisedat e zhvilluara mes Bllacës dhe Jack Smith-it, përfshirë transkriptet e takimeve që gjenden pranë SPO-së. Qëndrimi i Bllacës nuk ka ndryshuar për 8 vite dhe nuk do të ndryshojë,” thuhet në reagim.

Familja Bllaca kujton gjithashtu se të gjitha aktgjykimet e Bllacës kanë kaluar nëpër Gjykatën Kushtetuese, institucion ku Hasani për një kohë është konsideruar si “baba” i saj. Ata përmendin rastet nr. KI01/15, KI06/15, KI14/17, KI10/15 dhe KI12/15, duke theksuar se aktgjykimet kanë kaluar nëpër duart e mbi 60 gjykatësve vendorë dhe ndërkombëtarë – nga Gjykata Themelore deri te Kushtetuesja.

Reagimi përfundon me një thirrje për korrektësi dhe respekt ndaj së vërtetës.

Reagimi pa ndërhyrje:

I nderuar z. Hasani dje në një paraqitje televizive the diçka që nuk është e vërtet pra si profesor deklarimet tua publike duhet të bazohen në fakte dhe mos shpifni se jeni prof.dr.

- Bllaca i ka thën Gjykates Speciale JO në vitin 2017 kur në Kosovë organizoheshin debate për zgjerim të akuzave nga Thaçit. Bllaca i ka thën edhe Jeck Smithit JO në zyhre por edhe ekzistojn një mal me imella ku e dëshmojn këtë pastaj biseda që është zhvilluar mes Bllaces dhe Jeck Smithit si dhe transkriptet e takimeve që ekzistojn pran SPO-së lidhur me këtë çështje dhe qëndrimi i Bllaca nuk ka ndyshuar për 8 vite e as nuk do të ndryshoj.

- Lidhur me dëshmit e më hershme sa për dienin tuaj të gjitha aktgjykimet e Bllacës kan kaluar nëpër

Gjykatën Kushtetuese ku një kohë jeni konsideruar si Baba i saj siç janë p.sh: rastin nr. KI01/15, rastin nr. KI06/15,rastin nr. KI14/17,rastet nr. KI10/15 dhe KI12/15.

Pra Aktgjykimet e Bllaces kan kaluar nëpër duart e mbi 60 gjykatësve vendor dhe ndërkombëtar duke filluar nga Gjykata Themelore deri te Kushtetuesja.

Me respekt,

Familja Bllaca

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat