Oficeri i FSK-së diplomon për Artileri në SHBA

Aktuale

Oficeri i FSK-së diplomon për Artileri në SHBA

Më: 20 gusht 2025 Në ora: 15:07
Toger Fitim Kahrimani

Toger Fitim Kahrimani, ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerë të Artilerisë Fushore në Qendrën e Ekselencës për Zjarrin (Fires Center of Excellence) në Fort Sill, Oklahoma, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një njoftimi për media thotë se qëllimi i trajnimit është përgatitja e oficerëve për të vepruar në fushëbetejë, për të qenë të gatshëm për të marrë vendime dhe operuar në kushte lufte.

“Toger Kahrimani është vlerësuar me çmimin “Distinguished Honor Graduate” mirënjohje që u jepet studentëve që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat