KQZ-ja nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit

Aktuale

KQZ-ja nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 10:43 Përditësuar në ora: 18:10 më 21.08.2025
KQZ

KQZ-ja nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet lokale të tetorit.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e kanë kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit.

Duke folur në mbledhjen e KQZ-së, ku pritet të votohet për certifikimin apo jo të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit, Sami Kurteshi tha se mbi “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”.

Kurteshi e ka kundërshtuar kandidaturën e Sasha Millosheviqit nga Lista Serbe për kryetar të Novobërdës, duke thënë se ai ishte emëruar nga qeveria serbe për kryetar të komunës së Gjilanit, komunë kjo paralele serbe.

"Ky luan rol dyfish", tha Kurteshi. "Ky punon në institucione të një shteti që ka synime agresive edhe ushtarake ndaj Republikës së Kosovës".

Ai ishte emëruar për kryetar të Gjilanit nga Qeveria serbe më 27 shkurt 2020, si “kryetar i Organit të Përkohshëm të Komunës së Gjilanit”.

Anëtari tjetër i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi, tha se Lista Serbe është "dorë e zgjatur e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq" dhe se ajo nuk lufton për interesat e serbëve të Kosovës.

"I lus kolegët e mi të votojmë kundër certifikimit të Listës Serbe", tha ai.

Zyra e Partive Politike në KQZ - e cila ka për obligim të shqyrtojë aplikimet e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje - ka rekomanduar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Anëtarja e KQZ-së nga Lista Serbe, Gordana Llaban, tha se nëse zyrës i është thënë se të gjithë kanë kaluar filtrat dhe se të gjithë kandidatët janë të rregullt, atëherë duhet të certifikohen të gjithë kandidatët.

“Nëse ekzistojnë çfarëdo dëshmish, le të kryejnë institucionet punën e tyre. Mendoj se janë përdorur shumë fjalë të rënda. Duke ju dëgjuar juve si flisni, pas kësaj unë mendoj se asnjë serb më nuk do të mbetet serb, pa u quajtur terrorist apo kriminel. Më intereson nëse i keni kontrolluar kështu listat e çdo partie. A ka kriminelë në ndonjë parti tjetër, apo janë të gjithë vetëm në Listën Serbe? Nuk mund ta lejoj që populli serb në Kosovë të barazohet me një numër terroristësh apo kriminelësh. Organet që janë përgjegjëse për këtë, le t’i ndjekin kriminelët dhe le t’i arrestojnë, por nuk mund të barazohet i gjithë populli serb me kriminelët", tha Llaban, duke iu drejtuar Kurteshit.

Kurteshi ia ktheu duke thënë se "nuk e cilësoj popullin serb terrorist, por mendoj se Lista Serbe ka të kaluar dhe të tashme terroriste".

Ndërkohë, anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, tha se ai do të abstenojë nga votimi.

"Ne si PDK abstenojmë nga certifikimi, nuk jemi për certifikim, abstenojmë nga votimi përderisa nuk kemi veprime nga institucionte e sigurisë, të cilat na tregojnë rrugën që duhet ndiqet për këtë parti", tha Elshani.

Në prag të mbledhjes së KQZ-së, ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ia shprehu kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, shqetësimin e Shteteve të Bashkuara nga çdo përpjekje për t’ua kufizuar partive serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të tetorit.

Prattipati nënvizoi se është shumë e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje, duke shtuar se “jemi të shqetësuar për çdo përpjekje që ua kufizon këtë mundësi.

“Fola për këto çështje me kryeministrin në detyrë dhe i theksova vëmendjen e Shteteve të Bashkuara për këtë çështje”, theksoi ajo.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor.

Vetëvendosje luftoi kundër certifikimit të Listës Serbe edhe për zgjedhjet parlamentare të shkurtit, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e kishte certifikuar atë fillimisht.

Megjithatë, pas ankesave në instanca më të larta, Lista Serbe u certifikua dhe mori pjesë në zgjedhje, duke i fituar 9 ulëse në Kuvend./REL

Përfaqësuesja e Listës Srpska në KQZ i reagon Kurteshit: Pse nuk i keni sjellë më herët këto dëshmi

Përfaqësuesja e Listës Srpska në KQZ, Gordana Laban Zuvic, i ka reaguar Sami Kurteshit të VV’së për dokumentet që ai i paraqiti në mbledhjen e sotme.

Ajo i tha Kurteshit se pse nuk i ka sjellë më herët këto dëshmi, por shtoi se nuk po dyshon.

Ajo ka ngritur pyetjen se pse nuk ka pasur verifikim.

Laban Zuvic i tha Kurteshit se a kanë bërë kësi lloji të verifikimit edhe për kandidatët tjerë apo vetëm për Srpskan.

Ajo shtoi se “nuk mund të jetë një popull i tërë terrorist”

Në fund ajo i ftoi anëtarët e KQZ’së që të votojnë pro certifikimit të Listës Serbe.

Certifikimi i Listës Srpska, përfaqësuesi i PDK’së thotë se abstenojnë – tregon edhe arsyen

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, ka bërë të ditur se kjo parti abstenon në votimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit.

Ai theksoi se kjo çështje është temë që përsëritet në kohën e zgjedhjeve, përfshirë edhe ato qendrore.

‘‘Sa herë të vjen koha e zgjedhjeve kjo është një prej temave që na përsëritet, qoftë edhe në zgjedhjet parlamentare. Lista Serbe dhe certifikimi i Listës Serbe. Unë këto informata kisha pas dëshirë që me i pranu në formë zyrtare institucionale, dhe jo me u mundu me i lexu tash. Si përfaqësues i PDK abstenojmë nga votimi për certifikimin e Listës Serbe me këta kandidatë, duke marrë parasysh këto informata por edhe gjithë ato diskutime që janë bë tash e sa kohe.

Pra, nuk jemi për certifikimin por abstenojmë nga votimi, derisa nuk kemi veprime nga institucionet tjera të sigurisë që na tregojnë qartë rrugën që duhet të ndiqet për këtë subjekt politik. Po e them është një temë që përsëritet tash e sa kohë. Konsiderojmë që rruga duhet të jetë krejtësisht dhe tërësisht institucionale’’, ka thënë ai mes tjerash.

Nuk certifikohet kandidati i PDK’së për kryetar të Deçanit

Valmira Selmani nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Polittike nuk ka rekomanduar certifikimin e kandidatit të PDK’së për kryetar të Deçanit. Ajo tha se Mushkolaj është anëtar i shërbimit të jashtëm.

“MPJD ka bërë një përkufizim, një interpretim të ligjit të anshëm dhe selektik në rastin e Koran Mushkolajt. Korabi prej datës 1 korrik 2025 mban funksionin e zyrtarit të lartë ceremonial në departamentin e protokollit të shtetit dhe kjo përgjegjësi hyn në kuadër të shërbyesve civilë dhe jo të shërbimit të jashtëm”, tha ai.

Ai tha se po bëhet një “interpretim i ngushtë ligjor” nga MPJD.

Elshani bëri të ditur se nga 4 gushti Mushkolaj ka bërë kërkesë për pezullim të vendit të punës por nuk i është dhënë pëlqimi nga Ministria e Punëve të Jashtme.

LVV-ja e kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Një anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) e ka kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit.

Duke folur në mbledhjen e KQZ-së, ku pritet të votohet për certifikimin apo jo të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit, Sami Kurteshi tha se mbi “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”.

Kurteshi e ka kundërshtuar kandidaturën e Sasha Millosheviqit nga Lista Serbe për kryetar të Novobërdës, duke thënë se ai ishte emëruar nga qeveria serbe për kryetar të komunës së Gjilanit, komunë kjo paralele serbe.

"Ky luan rol dyfish", tha Kurteshi. "Ky punon në institucione të një shteti që ka synime agresive edhe ushtarake ndaj Republikës së Kosovës".

Zyra e Partive Politike në KQZ - e cila ka për obligim të shqyrtojë aplikimet e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje - ka rekomanduar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ndërkohë, anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, tha se ai do të abstenojë nga votimi.

Në prag të mbledhjes së KQZ-së, ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ia shprehu kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, shqetësimin e Shteteve të Bashkuara nga çdo përpjekje për t’ua kufizuar partive serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të tetorit.

Prattipati nënvizoi se është shumë e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje, duke shtuar se “jemi të shqetësuar për çdo përpjekje që ua kufizon këtë mundësi.

“Fola për këto çështje me kryeministrin në detyrë dhe i theksova vëmendjen e Shteteve të Bashkuara për këtë çështje”, theksoi ajo.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor.

Vetëvendosje luftoi kundër certifikimit të Listës Serbe edhe për zgjedhjet parlamentare të shkurtit, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e kishte certifikuar atë fillimisht.

Megjithatë, pas ankesave në instanca më të larta, Lista Serbe u certifikua dhe mori pjesë në zgjedhje, duke i fituar 9 ulëse në Kuvend.

Mblidhet KQZ, në rend të ditës edhe certifikimi i Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot pas dite mban mbedhjen e radhës, ku në rend të ditës është rekomandimi për certifikimin edhe të Listës Serbe për zgjedhjet e lokale të 12 tetorit.

Përveç kësaj, sipas agjendës së KQZ-sënë rend dite është edhe njoftimi për vendimin e PZAP-it, i cili ka kërkuar KQZ-së që ta certifikojë pjesëmarrjen në zgjedhje të subjektit politik “Lidhja e Prishtinës”.

Mbledhja pritet të zhvillohet me pjesëmarrjen e anëtarëve të Komisionit, përfaqësuesve të Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Subjekteve Politike, si dhe përfaqësuesve të institucioneve relevante.

Rendi ditës përfshinë:

Sipas rendit të ditës për këtë mbledhje të datës 21 gusht, ora 17:00, këto janë subjektet politike të cilat janë rekomanduar për certifikim nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike:

Rekomandimi 61: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Iniciativa qytetare LËVIZJA PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 62: Rekomandim për de certifikimin e kandidatit nga subjekti politik të certifikuar: Iniciativa qytetare E VËRTETA, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 63: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve Partia Politike Lëvizja VETËVENDOSJE!, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 64: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 65: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 66: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike SRPSKA LISTA, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 67: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 68: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike NISMA Socialdemokrate – NISMA, për Zgjedhjet 2025;

Rekomandimi 69: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 70: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike IRDK, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 71: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike NOVA DEMOKRATSKA STRANKA, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 72: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 73: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 74: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 75: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 76: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – PREBK, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 77: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike AKR – ALEANCA KOSOVA E RE, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 78: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike ALTERNATIVA, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 79: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike BASHKIMI DEMOKRATIK, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 80: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike BASHKIMI PËR NDRYSHIM ANAMORAVA, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 81: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike BOŠNJAČKA STRANKA KOSOVA, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 82: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike GUXO, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 83: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike INICIATIVA BALLI, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 84: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike KOSOVA ADALET TÜRK PARTISİ, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 85: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike KOSOVSKI SAVEZ, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 86: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike LËVIZJA QYTETARE VATRA, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 87: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike LPRK, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 88: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 89: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike PARTIA SHQIPTARE DEMOKRISTIANE E KOSOVËS PSHDK, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 90: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike Partia Socialdemokrate PSD, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 91: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike PDAK – PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKANLIVE TË KOSOVËS, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 92: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike SRPSKA DEMOKRATIJA, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 93: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike Srpski Narodni Pokret, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 94: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike YENİLİKÇİ TÜRK HAREKET PARTİSİ, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 95: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Koalicioni KOALICIJA VAKAT, për Zgjedhjet Lokale 2025;

Rekomandimi 96: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Koalicioni SDU – Naša inicijativa, për Zgjedhjet Lokale 2025. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat