Gërvalla: Shqipe Selimi nuk është bërë bashkë me Listën Serbe për të votuar kundër meje

Aktuale

Gërvalla: Shqipe Selimi nuk është bërë bashkë me Listën Serbe për të votuar kundër meje

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 11:56
Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka komentuar zhvillimet e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas përfundimit të saj, ku kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar Kuvendi, Hekuran Murati, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme.

E pyetur nga gazetarët për mospjesëmarrjen në votim të deputetes Shqipe Mehmeti-Selimi, Gërvalla theksoi se ajo ka vepruar sipas bindjes së saj personale, transmeton IndeksOnline.

“Znj. Selimi i merr vendimet e saj, ajo nuk ka marrë pjesë në votim. Megjithatë, ai është vendim personal dhe nuk kam asnjë arsye ta komentoj,” tha Gërvalla.

“Shqipe Selimi nuk është bërë bashkë me Listën Serbe për të votuar kundër meje”, shtoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat