Një javë nga zhdukja e Beqir Malokut, ende asnjë gjurmë për të

Aktuale

Një javë nga zhdukja e Beqir Malokut, ende asnjë gjurmë për të

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 20:21
Kerkimet

Është bërë një javë prej kur Beqir Maloku, nga Saradrani i Istogut, u zhduk pa asnjë gjurmë.

67-vjeçari humbi ditën e diel, teksa njësite të shumta nisën kërkimin e tij në Istog dhe rrethinë.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të Shoqatës së Kosovës për Kërkim-shpëtim, të FSK-së e shumë vullnetarë janë në kërkim të Beqirit tash e sa ditë.

Kërkimi ka vijuar edhe përgjatë gjithë ditës së sotme, por ende nuk kanë rënë në gjurmë të tij.

Urojmë që z. Maloku të gjendet sa më shpejt, shëndosh e mirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat