Deputeti i VV-së, Nezir Kraki ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvend, duke thënë se tashmë është konfirmuar ajo që, sipas tij, është thënë nga fillimi: halli i opozitës nuk lidhej me emra, por me një qëllim tjetër.
Në një postim në rrjetet sociale, Kraki shkroi se përmbysja e vullnetit të popullit, me ndihmën e mediave dhe të Gjykatës Kushtetuese, ka qenë dhe mbetet synimi i opozitës.
Ai theksoi se mazhoranca ka vendosur të bëjë Kosovën një shtet normal me demokraci funksionale, ku normat vlejnë dhe ku respektohet rezultati i zgjedhjeve.
Postimi i plotë:
E tash ?
A u konfirmua ajo që e kemi thënë nga fillimi se halli i opozitës është diku tjetër dhe nuk lidhej me emra. Përmbysja e vullnetit të popullit me ndihmen e mediave dhe të Gjykates kushtetuese ishte dhe mbetet qëllimi i tyre. Por ne kemi vendosur ta bëjmë Kosovën shtet normal me demokraci funksionale.
Prandaj normat vlejnë për ne.
Prandaj rezultati i zgjedhjeve vlen për ne.