Durmishi: Pas 54 ditësh punë, nis asfaltimi i urës së re mbi lumin Ibër

Aktuale

Durmishi: Pas 54 ditësh punë, nis asfaltimi i urës së re mbi lumin Ibër

Më: 25 gusht 2025 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se sot ka filluar asfaltimi i urës së re mbi lumin Ibër, së bashku me rrugët lidhëse në të dy anët – në jug dhe në veri të lumit.

Përmes një postimi në Facebook, Durmishi tha se tashmë kanë kaluar 54 ditë që nga fillimi i punimeve dhe projekti po ecën me ritëm të mirë.

“Vetëm 54 ditë prej kur filluam.

Sot po shtrohet asfalti në urë dhe rrugët që e lidhin urën në jug e veri të Ibrit”, shkroi ai, duke publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes. 

Postimi:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat