Ambasada gjermane uron Bashën: Shpresojmë që Kosova tani të jetë në gjendje të ecë përpara në formimin e institucioneve

Aktuale

Ambasada gjermane uron Bashën: Shpresojmë që Kosova tani të jetë në gjendje të ecë përpara në formimin e institucioneve

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryekuvendar.

Në një postim në faqen zyrtare, Ambasada gjermane e ka uruar Bashën për postin e ri.

Në të njëjtin reagim, Ambasada gjermane ka thënë se shpresojnë që Kosova do të jetë në gjendje të ecë përpara me formimin e institucioneve të reja.

“Urime Dimal Bashës, Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës.

Shpresoj që Kosova tani të jetë në gjendje të ecë përpara në formimin e institucioneve”, thuhet në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat