“Mos u bëni më katolikë se Papa” – Kadri Kryeziu reagon për mosvotimin e Rashiqit

Aktuale

“Mos u bëni më katolikë se Papa” – Kadri Kryeziu reagon për mosvotimin e Rashiqit

Nga: A.SH Më: 26 gusht 2025 Në ora: 17:27
Kadri Kryeziu

Kadri Kryeziu e ka cilësuar e pakuptimtë mospjesëmarrja e PDK-së dhe LDK-së në votimin për Nenad Rashiqin si nënkryetar të Kuvendit.

Sipas interpretimeve kushtetuese, Kryeziu thotë se kushti i vetëm është që kandidati të jetë deputet nga komuniteti serb, pa u kërkuar që të vijë nga partia më e madhe serbe.

Ai thotë se argumentet politike mund të përdoren, por juridikisht nuk ka pengesë për zgjedhjen e Rashiqit. Të enjten pritet që votimi të përsëritet, dhe nëse Kuvendi konstituohet, Lista Serbe ka të drejtë ta kontestojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

Postimi i plotë:

Është e pakuptimtë mospjesëmarrja në votim e PDKsë dhe LDKsë te votimi për Nenad Rashiqin, për nënkryetar të Kuvendit.

Kushti i vetëm kushtetues është që kandidati të jetë deputet nga radhët e komunitetit serb. Askund në kushtetutë nuk thuhet që duhet të jetë patjetër nga partia më e madhe serbe.

Ndërkaq rregullorja, si akt më i ulët, e ka paraparë mundësinë që situata të përfundojë në short, në rast se partia më e madhe serbe refuzon të japë emrin e kandidatit.

PDK dhe LDK mund të thirren në argumente politike, por nuk ekziston asnjë argument juridik që e pengon nominimin si dhe zgjedhjen e Rashiqit.

Gjithsesi, të enjten, më e udhës është që të votohet Rashiq, me çka do konstituohej Kuvendi, e pastaj Lista Serbe le ta kontestojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese. Ajo gjë është proces tjetër.

Aman, mos u bëni më katolikë se Papa, se nuk po dua të shprehem ndryshe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat