Blerim Sallahu caktohet ushtrues i detyrës së ministrit të Drejtësisë

Aktuale

Blerim Sallahu caktohet ushtrues i detyrës së ministrit të Drejtësisë

Më: 27 gusht 2025 Në ora: 14:21
Blerim Sallahu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ushtrues të detyrës së ministrit të Drejtësisë.

Kjo pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga zyra për media e Kurtit, ku mes tjerash ky i fundit e uron Sallahun për detyrën.

 “Kryeministri Kurti e uron z. Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat