Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora mbyllet nesër

Aktuale

Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora mbyllet nesër

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se ka mbetur vetëm edhe 1 ditë për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit për të votuar në Zgjedhjet Lokale 2025.

Deri më tani, janë regjistruar 32,333 votues nga diaspora. Të gjithë ata që dëshirojnë të votojnë duhet të përfundojnë regjistrimin deri më 29 gusht 2025.

Votimi mund të bëhet:

Online: https://diaspora.kqz-ks.org

Me postë: në kutinë postare të KQZ-së

Për më shumë informacione:

https://kqz-ks.org/votimi-jashte-kosoves/

WhatsApp & Viber: ‪+383 46 61 00 61‬‬‬

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat