Merdarë: Po vazhdojnë pritjet deri në 5 orë, kolona mbi 1 kilometër

Aktuale

Merdarë: Po vazhdojnë pritjet deri në 5 orë, kolona mbi 1 kilometër

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 23:00
Ilustrim

Po vazhdojnë nga katër deri në pesë orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë.

Raportohet për kolona të gjatë mbi një kilometër.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përveç Merdarës, pritje ka edhe në Mutivodë e që janë deri në 15 minuta dhe te Dheu i Bardhë të cilat janë 40 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet nuk janë më të gjata se 10 minuta për të hyrë e për ta lëshuar vendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat