57 vatra zjarri shpërthyen sot në Kosovë, vetëm dy ende aktive

Aktuale

57 vatra zjarri shpërthyen sot në Kosovë, vetëm dy ende aktive

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 21:51
Ilustrim

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri prej tyre dy vatra vazhdojnë të jenë aktive ndërsa 55 vatra janë lokalizuar.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se me përmasa më të mëdha dhe rrezik më të lartë është shënuar vatra e zjarrit në lagjen “Pajtimi” në Shtime, ku disa qytetarë janë detyruar të marrin trajtim mjekësor si pasojë e ekspozimit ndaj tymit.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative Regjionale 112 gjatë ditës së sotme në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri nga të cilat 2 vatra vazhdojnë të jenë aktive ndërsa 55 vatra janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit

Me përmasa më të mëdha dhe rrezik më të lartë është shënuar vatra e zjarrit në lagjen “Pajtimi” të Komunës së Shtimes ku disa qytetarë janë detyruar të marrin trajtim mjekësor si pasojë e ekspozimit ndaj tymit

Agjencia apelon tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet emergjente në numrat 112 193 dhe 19”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat