“Më parë e vras Albin Kurtin sesa...”, Klinaku: Nuk e heq postimin, nuk ka vepër penale…

Aktuale

“Më parë e vras Albin Kurtin sesa...”, Klinaku: Nuk e heq postimin, nuk ka vepër penale…

Më: 3 shtator 2025 Në ora: 10:12
Faton Klinaku

Faton Klinaku është deklaruar përpara mediave, pas përfundimit të seancës së shqyrtimit fillestar për rastin e kanosjes ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Pasi në seancë vlerësoi se nuk sheh se ka kryer ndonjë vepër penale, Klinaku e përsëriti këtë deklaratë edhe në oborrin e gjykatës.

“Sa i përket aktakuzës, konsideroj se kurrfarë vepre penale s’ka dhe postimet e mia, postimi im, që ka qenë i përsëritur, natyrisht se figuron ende. Para dy vitesh e kam postu në Facebook dhe nuk e heq sepse s’ka vepër penale. Ne luftën e kemi bërë. Si pjesëtarë të UÇK-së e kemi bërë që ta kemi shtetin, ta kemi sistemin e drejtësisë, prandaj është obligim ligjor i çdo qytetari të Republikës së Kosovës që t’i përgjigjen secilit qytetar sepse para ligjit duhet të përgjigjemi secili” deklaroi Klinaku.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat