Zyrtare: Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Aktuale

Zyrtare: Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e masës së përkohshme për ndalimin e çdo veprimi nga deputetët e e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë pas ankesës së Listës Serbe, raporton KosovaPress.

“Të caktojë ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e Kushtetuese.

Po ashtu Kushtetuesja ka vendosur që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025.

Lajmi në përditësim…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat