VV reagon ndaj Bajramit: Shikoni marrëveshjen PDK-LDK-Srpska, kjo ishte pika e parë

Aktuale

VV reagon ndaj Bajramit: Shikoni marrëveshjen PDK-LDK-Srpska, kjo ishte pika e parë

Nga: A.SH Më: 6 shtator 2025 Në ora: 12:02
Vetëvendosje

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Vetëvendosjes, ka reaguar ndaj deklaratës së Hykmete Bajramit, duke theksuar se Albin Kurti nuk e ka faktorizuar Listën Serbe.

Ai kujtoi marrëveshjen mes PDK, LDK dhe Srpska për koalicion qeverisës, ku pika e parë flet për themelimin e Zajednicës.Postimi i plotë:

Postimi i plotë:

Hykmete Bajrami paska thënë se si Albin Kurti si askush tjetër e ka faktorizuar Listën serbe. Thua se nuk kemi jetuar ne hiç në Kosovë.

Qe p.sh.. shikoni pikat e marrëveshjes mes PDK, LDK e Srpska për koalicion qeverisës dhe ndikimin e këtij subjekti dikur.

Pika e parë, e para, flet për themelimin e Zajednicës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat