​Mbrojtja e pyjeve 2025, sekuestrohen tri automjete me drurë të prera ilegalisht

Aktuale

​Mbrojtja e pyjeve 2025, sekuestrohen tri automjete me drurë të prera ilegalisht

Më: 6 shtator 2025 Në ora: 21:40
Ilustrim

Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, sot njësitë policore të Ferizajt kanë realizuar një aksion në terren, ku janë ndaluar tri automjete me targa vendore që transportonin dru.

Gjatë kontrollit është konstatuar se ngasësit e këtyre automjeteve po transportonin materiale drusore pa dokumentacionin e nevojshëm, raporton kp.

Automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar nga zyrtarët e pylltarisë për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Ferizajt fton qytetarët të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve në linjat emergjente ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat e telefonit 192 dhe 0290/326-250. Të gjitha informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat