I dyshuari për vrasjen në Llapashticë të Podujevës ende në arrati

Aktuale

I dyshuari për vrasjen në Llapashticë të Podujevës ende në arrati

Më: 7 shtator 2025 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Llapashticë të Podujevës, ku një person është qëlluar për vdekje.

Policia në raportin 24-orësh ka dhënë detaje të reja, ku thuhet se i dyshuari është ende në arrati.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore

”Llapashticë e epërme, Podujevë / 06.09.2025 – 19:36. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në rrethana ende të pa njohura dyshohet se ka vrarë në veturë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML. I dyshuari gjendet në arrati.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.” thuhet në raportin e plotë të policisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat