Brenda vilës 6 milionë euro të Milan Radojçiçit – simbol i pushtetit paralel në Kosovë

Aktuale

Brenda vilës 6 milionë euro të Milan Radojçiçit – simbol i pushtetit paralel në Kosovë

Më: 9 shtator 2025 Në ora: 12:11
Villa

Pamjet e publikuara nga brenda vilës së Milan Radojçiçit në Kosovës tregojnë një ndërtim luksoz me vlerë mbi 6 milionë euro. Rezidenca përshkruhet si më shumë sesa një shtëpi private, duke u parë si shenjë e një pushteti të konsoliduar përtej strukturave shtetërore.

Në këtë vilë gjendeshin rrugë private që çonin drejt doganës, një bypass që anashkalonte ligjin dhe mure që mbanin të fshehta aktivitetet brenda saj. Kjo e bënte atë simbol të një realiteti ku autoritetet e Kosovës kishin qasje të kufizuar.

Radojçiç, i cili për vite me radhë ka qenë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, ka udhëhequr gjithashtu një grup paramilitar serb që përmendet për krime gjatë luftës, përfshirë edhe në rajonin e Gjakovës. Raportimet theksojnë se ai ka pasur kontakte edhe me figura politike në Kosovë.

Vila e tij shihet sot si metaforë e funksionimit me struktura  paralele për një periudhë të gjatë kohore, duke reflektuar lidhjet e ngushta me Beogradin.

Më poshtë mund të ndiqni videot e përgatitura nga Grida Duma, të cilat sjellin pamje nga brenda kësaj vile dhe detaje të tjera rreth rolit të Milan Radojçiçit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat