Eurodeputeti Mandl pret përfaqësuesit e OVL të UÇK-së

Aktuale

Eurodeputeti Mandl pret përfaqësuesit e OVL të UÇK-së

Më: 10 shtator 2025 Në ora: 13:43
Foto nga takimi

Eurodeputeti Lukas Mandle ka pritur në ambientet e Parlamentit Evropian në Strasburg përfaqësuesit e OVL të UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Gazmend Syla, të cilët i shprehën shqetësimet lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale.

Përmes një njoftimi për medie të organizatave të dala nga lufta bëhet e ditur se përfaqësuesit e OVL UÇK-së, në  përbërje të Hysni Gucatit, kryetar, dhe Gazmend Syla, nënkryetar, paraqitën shqetësimet lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale, duke theksuar domosdoshmërinë e mbrojtjes së dinjitetit të luftës sonë çlirimtare dhe të vlerave mbi të cilat është ngritur liria e Kosovës.

“Eurodeputeti Mandl i dëgjoi me vëmendje dhe mirëkuptim qëndrimet tona, për çka e falënderojmë sinqerisht. E lutem qe ta përcjellë këtë mesazh tek kolegët e tij në Parlamentin Evropian dhe në institucionet përkatëse të shtetit të tij, duke i dhënë kështu zë dhe mbështetje kauzës sonë të drejtë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se ky takim përbën një hap domethënës në kuadër të përpjekjeve OVL të UÇK-së për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar dhe për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme në mbrojtje të së vërtetës dhe drejtësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat