Kandidati i GUXO-s tërhiqet nga gara për kryetar të Gjilanit

Aktuale

Kandidati i GUXO-s tërhiqet nga gara për kryetar të Gjilanit

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 14:51
Faton Peci, Ilir Poroshtica dhe Donika Gërvalla

Kandidati i GUXO-s për kryetar të Gjilanit, Ilir Poroshtica, ka njoftuar tërheqjen e tij nga gara zgjedhore.

Poroshtica, ka thënë se vendimi vjen pas “shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare”, duke e cilësuar tërheqjen si arsye personale.

“Pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit. Falënderoj çdo qytetar që më mbështeti. Si pjesëmarrja në garë, si heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit”, ka shkruar Poroshtica në Facebook.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se, përveç dorëheqjes nga gara, ka dhënë dorëheqje edhe nga anëtarësia në GUXO dhe nga çdo pozicion partiak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat